Kryetari i Komunës së Deçanit dhe njëherit kandidat i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bashkim Ramosaj, ka prezantuar kandidaten për Kuvend Komunal nga Strellci i Epërm, Rea (Gëzim) Mahmudemaj, e cila garon me numrin 21 në listën fituese të AAK-së.
Në prezantimin e saj, Ramosaj u shpreh se Rea Mahmudemaj përfaqëson gjeneratën e re të të rinjve të përkushtuar për shërbim ndaj qytetarëve, duke sjellë energji, vizion dhe profesionalizëm.

Mahmudemaj është apsolvente në Antropologji dhe Trashëgimi Kulturore, duke dëshmuar kapacitet intelektual dhe përkushtim akademik. Sipas Ramosajt, ajo do të kontribuojë me ide të reja për zhvillim, për ruajtjen e identitetit kulturor dhe forcimin e vlerave shoqërore në komunë.
“Rea është zëri i gjeneratës së re, një vajzë e sinqertë, inteligjente dhe vizionare, e cila do të përfaqësojë me dinjitet qytetarët tanë në Kuvendin Komunal,” theksoi Bashkim Ramosaj gjatë prezantimit.

🗳️ Ajo garon me numrin 21 në listën e AAK-së për Kuvend Komunal në Deçan.







