Re të zeza mbi Prishtinë, a po vjen stuhia e fuqishme?! FOTO

Re të zeza e kanë mbuluar Prishtinën në orët e pasditës. Pas një moti me diell dhe relativisht të nxehtë në këtë stinë dimri, qielli mbi kryeqytet është nxirë, shkruan Ballkani.info.

Po ashtu moti sot është karaterizuar me erë të fuqishme, ndërsa meteorologët kanë parashikuar mot të ndryshueshëm me reshje të kohë pas kohëshme të shiut.

Temperatura pranverore në mes të dimrit, ky është parashikimi i motit

Mbi vendin tonë do të vazhdojë të mbajë kohë e butë. Edhe pse në stinën e dimrit, të reshurat kanë munguar, ndërsa përveç disa ditëve moti ka qenë me diell.

Sipas Prishtina Ëeather, edhe ditëve në vijim ky mot i njëjtë do të vazhdojë të mbretërojë në vendin tonë.

Ky është parashikimi për ditën e martë dhe të mërkurë:

Një sistem frontal nga Europa qëndrore pritet të kalojë mbi rajonin tonë, ku gjatë ditës së nesërme kryesisht pasdite dhe në mbrëmje sjellë mundësi për reshje lokale shiu, e më vonë në vise kodrinoro malore edhe borë.

Ditën e martë mbetet mot i butë me temperaturat mbi vlera mesatare, e ditën e mërkurë pritet një rënie e lehtë e temperaturave në të dy vlerat ekstreme.

Vlerat e cilësisë së ajrit do të shënojnë përmirësim dhe do të luhaten përreth vlerave të mira dhe mesatare. Ditën e mërkurë kohëpaskohe mund të kalojnë edhe në vlera të pashëndetshme.

11.02.2020 – Mot i butë dhe me erë. Vranësira dhe intervale me diell. Pasdite dhe në mbrëmje priten reshje lokale shiu, e në vise kodrinoro-malore gjatë mbrëmjes reshje bor. Do të fryjë erë mesatarisht e fuqishme dhe fuqishme nga jugperëndimi 8-17m/s, e në mbrëmje nga verilindja 2-6m/s. Indeksi UV: 3.

12.02.2020 – Kryesisht me vranësira dhe intervale me diell. Erë e lehtë dhe mesatare nga lindja dhe verilindja 2-5m/s. Indeksi UV: 1.