RDK për nder të 8 Marsit, organizoi tryezë diskutimi me vajzat e Rinisë Demokratike

Rinia Demokratike e Kosovës për ndër të Ditës së Gruas, 8 Marsit, ka organizuar diskutim me vajzat e Rinisë Demokratike, me temën “Fuqizimi i rolit të Gruas në politikë dhe vendimmarrje”.

Të pranishëm në këtë takim ishin edhe kryetari i RDK-së Donjet Bislimi dhe deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës Ariana Musliu Shoshi.

“Rinia Demokratike e Kosovës për nder të Ditës së Gruas, sot organizoi një tryezë diskutimi me vajzat e Rinisë Demokratike. Të pranishëm në këtë takim ishin edhe kryetari i RDK-së z. Donjet Bislimi dhe deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës znj. Ariana Musliu Shoshi.

Ky diskutim ka të bëjë me temën “Fuqizimi i rolit të Gruas në politikë dhe vendimmarrje”.

Rinia Demokratike e Kosovës ju uron festën e 8 marsit!”, thuhet në njoftimin e tyre.