Kandidati për kryetar të Komunës së Lipjanit, nga LDK-ja, Imri Ahmeti, ka mbajtur takim mobilizues me kandidatët për Kuvend Komunal dhe shtabet zgjedhore.

Kandidati për Kuvend Komunal të Lipjanit, Ymer Ratkoceri, përmes një postimi në Facebook ka treguar se takimi me Ahmetin është bërë për të diskutuar për vazhdimin e projekteve për Lipjanin edhe në katër vitet e ardhshme.

Postimi i plotë i Ratkocerit:

Mobilizimi i LDK-së në Lipjan për fitorën e radhës Duke respektuar masat kundër Covid-19 kemi mbajtur takim mobilizues bashkë me kryetarin e tanishëm dhe të ardhshëm të Lipjanit, Imri Ahmetin.

Në Lipjan janë kryer punë jashtëzakonisht të mira, por edhe shumë punë na presin në katër vitet e ardhshme. #LDK #ImriAhmeti+4 #YmerRatkoceri15