Rasti Salih Mustafa: Dëgjimi i dëshmitarëve mbrojtës nis më 23 mars

Sot ka nisur konferenca përgatitore për mbrojtjen e ish-pjesëtarit të UÇK-së, Salih Mustafa.

Deri tani paneli gjykues me panelin mbrojtës kanë rënë dakord që më datën 23 mars të dëgjohen dy dëshmitarë të mbrojtjes.

Shtatë dëshmitarë (2,3,4,6,7,10,11) janë të gatshëm që të japin deklaratën më 23 mars, por me gjasë dëshmi do të japin dëshmitari 2 dhe 11, njëri prej tyre do të jetë rezervë.

Dëshmitari i parë nuk mund të paraqitej më 23 mars për shkak të problemeve me pasaportën.

U diskutua edhe për saktësia në dhënien e numrave ERN, e cila sipas gjykatëses duhet të jetë plotësisht e saktë, pasi në listë disa nga provat materiale kishin numër të ndryshëm të ERN-së nga ai i vulës.