Rasti Panda, deputeti i AAK-së publikon fakte të reja

Deputeti i Kuvendit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Gazmend Syla, ka vazhduar me publikimin e dokumenteve që thotë se faktojnë krimet serbe në Kosovë.

Syla ka thënë se këto dokumente që sot i ka prezantuar, dëshmojnë se trajtimi që ‘drejtësia serbe’ i ka bërë rastit të vrasjes së gjashtë të rinjve serbë në kafiterinë “Panda” në Pejë.

Postimi i tij:

Cila është e vërteta për rastin “Panda ” në Pejë z.Vuçiq?

Në këto dokumente që i prezentoj sot, tregohet trajtimi që “drejtësia serbe” i ka bërë rastit të vrasjes së gjashtë të rinjve serbë në kafiterinë “Panda” në Pejë. Një prej të dënuarve, sot e atë ditë ka mbetur me pasoja nga torturat (Behar Bajri).
Përderisa kohë të gjatë propagandohej se rasti është planifikuar nga Daut Haradinaj, në vitin 2015, ju z. Vuçiq, asokohe kryeministër, deklaruat që ky rast është turpi i Serbisë, dhe se vet shteti serb është fajtor. Ju mbajtët në burg të pafajshmit, i torturuat dhe mandej i liruat.

Na trego cila është e vërteta?