Rasti Klan Kosova, Selmanaj e quan logjikë Bolshevike mënyrën e veprimit të Qeverisë Kurti

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka reaguar ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për pezullimin e licencës së televizionit Klan Kosova.

Selmanaj ka thënë se është derdhur shumë gjak e është bërë shumë mund për një Kosovë më të mirë dhe më prosperuese.

Selmanaj tutje ka thënë se sot Kosova ka një qveri me logjikë monstruoze e cila edhe po merr vendime monstruoze.

Deputeti Selmanaj ka thënë se beteja e fuqishme kundër autokracisë dhe logjikës bolshevike duhet të fillojë sot, nga të gjithë pa dallim.

Reagimi i plotë:

Sa shumë përpjekje nga populli i Kosovës, për liri e demokraci. Sa shumë mund, djersë e gjakë është derdhur për një Kosovë më të mirë, më të lirë dhe më prosperuese.

Dhe sot vendi ynë ka në krye të saj një qeveri me logjikë monstruoze që ka kurajon dhe guximin të merr vendime po ashtu monstruoze.

Vendimi i qeverisë së Albin Kurtit ndaj Klan Kosovës, është vendim kundër lirisë, kundër demokracisë dhe kundër aspiratave të shoqërisë sonë.

Beteja e fuqishme kundër AUTOKRACISË dhe logjikës BOLSHEVIKE duhet fillojë që sot, nga të gjithë ne pa dallim.

Po nuk e ndalem monstruozitetin tani, nesër pasojat për vendin do jenë fatale!