Rasti i Sami Lushtakut, sqarohet Gjykata Supreme

Gjykata Supreme e Kosovës përmes një njoftimi për media ka dhënë sqarime dhe detaje për rastin e Sami Lushtakut,sa i përket kandidimit të tij për kryetar të Skenderajt në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Ndërsa sot gjatë ditës PDK-së ka njoftuar se ka zëvendësuar këtë kandidatur me Fadil Nurën.

Njoftimi i plotë:

Gjykata Supreme e Kosovës – kolegji i përbërë nga gjyqtarët: Agim Maliqi, kryetar,
Valdete Daka dhe Rasim Rasimi, anëtarë, me pjesëmarrjen e bashkëpunëtorit profesional Bujar
Balaj, procesmbajtës, në çështjen penale të dënuarit S.L., nga fshati P. i U., komuna S., për
shkak të veprës penale arratisja e personit të privuar nga liria në vazhdimësi nga neni 405
par.1 lidhur me nenin 81 të KPK, duke vendosur sipas kërkesës për mbrojtje të ligjshmërisë të
mbrojtësit të të dënuarit, ushtruar kundër aktgjykimit të Gjykatës së Apelit te Kosovës –
Departamenti Special, APS.nr.21/2020 datë 31.10.2020, në seancën e kolegjit të mbajtur më 8
dhjetor 2020, mori këtë: A K T GJ Y K I M Refuzohet si e pabazuar kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë e mbrojtësit të të dënuarit
S.L. e ushtruar kundër aktgjykimit të Gjykatës së Apelit te Kosovës – Departamenti Special,
APS.nr.21/2020 datë 31.10.2020.

A r s y e t i m Me aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda,
PKR.nr.685/2016 datë 14.04.2020, i dënuari S.L. është shpallur fajtor për shkak të veprës
penale arratisja e personit të privuar nga liria në vazhdimësi nga neni 405 par.1 lidhur me nenin
81 të KPK dhe për këtë vepër penale është gjykuar me dënim me gjobë në shume prej 12.000
€, të cilën është i obliguar që ta paguajë në afat prej 15 ditësh nga dita e plotfuqishmërisë së
aktgjykimit. Nëse i njëjti nuk e paguan gjobën brenda afatit të caktuar nga gjykata e njëjta do
t’i zëvendësohet me dënim me burgim, ashtu që për çdo 20 € të dënimit me gjobë do t’i
llogaritet një ditë burgim. I dënuari është obliguar që në mënyrë solidare me të dënuarit tjerë
të paguajë shpenzimet e procedurës penal si dhe paushallin gjyqësor shumën prej 100 € e në2afat prej 15 ditësh nga dita e plotfuqishmërisë së aktgjykimit.me të njëjtin aktgjykim i
pandehuri S.L. është liruar nga akuza për shkak të, veprës penale arratisja e personit të privuar
nga liria në bashkëkryerje nga neni 405 par.1 lidhur me nenin 31 të KPK.
Në procedurën ankimore Gjykata e Apelit e Kosovës – Departamenti Special, me
aktgjykimin APS.nr.21/2020 e datës 31.10.2020, ka refuzuar si të pabazuara ankesat e
Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës dhe ankesat e mbrojtësve lidhur me pikat IX
dhe X të pjesës dënuese së aktgjykimit të shkallës së parë ndërsa aktgjykimi i po të njëjtës
gjykatë është vërtetuar. Po ashtu me këtë aktgjykim me rastin e ankesave dhe sipas detyrës
zyrtare gjykata e shkallës së dytë ka ndryshuar aktgjykimin e shkallës së parë dhe atë pikën IV
të aktgjykimit dhe ka refuzuar akuzën sa i përket të pandehurit S.L. dhe të tjerë ,për shkak të
parashkrimit absolut të ndjekjes penale për veprën penale arratisja e personit të privuar nga
liria në bashkëkryerje nga neni 405 par.1 lidhur me nenin 31 të KPK.
Kundër aktgjykimit të shkallës së dytë, kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë ka paraqitur
mbrojtësi i të dënuarit S.L., av. A.Q., nga P., për shkak të shkeljes esenciale të dispozitave të
procedurës penale me propozim që kërkesa të aprovohet dhe aktgjykimi i kundërshtuar të
anulohet në pjesën me të cilën është vërtetuar aktgjykimi i shkallës së parë dhe atë pikat IX
dhe X, apo i dënuari të lirohet nga akuza.
Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit të Kosovës, me shkresën KMLP.II.nr.180/2020 e datës
30.11.2020, ka propozuar që të refuzohet si e pabazë kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë e
ushtruar nga mbrojtësi i të dënuarit S.L.
Gjykata Supreme e Kosovës, në seancën e kolegjit shqyrtoi shkresat e çështjes në kuptim
të nenit 435 par.1 lidhur me nenin 436 par.1 të KPPK, vlerësoi pretendimet në kërkesë për
mbrojtje të ligjshmërisë dhe konstatoi se:
Kërkesa për mbrojtje të ligjshmërisë është e pabazuar.
Në kërkesë mbrojtësi i të dënuarit, av. A.Q., pretendon se aktgjykimi është i përfshirë me
shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale të cilat konsistojnë në faktin se Gjykata e
Apelit – Departamenti Special, duke vlerësuar pretendimet ankimore kundër aktgjykimit të
shkallës së parë në raport me të dënuarin S.L., nuk ka bërë ndarjen përkatësisht peshimin e
provave në mënyrë që të vlerësohet se gjykata a i ka dhënë rëndësi vendimtare dëshmisë së
dëshmitarit M.R., si provë e vetme e të cilën mbrojtja nuk ka pasur mundësi ta sfidojë me
asnjërën prej fazave të procedurës penale. Po ashtu, mbrojtësi pretendon se masat e fshehta
teknike të hetimit dhe vëzhgimit si dhe raportet policore të cilat janë produkt i këtyre masave
nuk kanë mundur të përdoren si bazë për vendimmarrjen e gjykatës, sepse as që kanë mund të
lëshohen për veprën penale për të cilën është shpallur fajtor i dënuari meqenëse neni 97 par.1 i
KPK, parasheh deklarimin e papranueshmërisë së provave të mbledhura përmes masave të
fshehura ose masave hetimore kur urdhri i gjyqtarit ose prokurorit është i paligjshëm dhe kur
zbatimi i këtij urdhri është i paligjshëm. Në rastin konkret çështja në fjalë është një urdhërim3dhe zbatim i masave të fshehta në kundërshtim me nenin 83 par.3 në lidhje me nenin 90 të
KPK.
Gjykata Supreme duke i vlerësuar pretendimet nga kërkesa si dhe bazuar në shkresat e
lëndës gjen se gjykata e shkallës së dytë në aktgjykim të saj në pjesën kur bënë arsyetimin
lidhur me pretendimet ankimore të mbrojtësit të të dënuarit S.L., me të drejtë gjen se vendimi
për shpalljen fajtor të të njëjtit, nuk është i bazuar në një provë të vetme dhe atë deklaratën e
dëshmitarit M.R. edhe pse të njëjtën nuk kanë mund ta kundërshtojnë në ndonjë fazë të
procedurës. Kjo duke u nisur nga fakti se deklarata e dëshmitarit R., nuk ishte provë e vetme
në këtë rast, por kjo deklaratë është ndërlidh edhe me provat tjera që gjenden në shkresat e
çështjes, pra me raportet policore, regjistrat, përgjimet e të tjera, me të cilin konstatim pajtohet
edhe kjo gjykatë. Ndërsa fakti se dëshmitari nuk është dëgjuar në shqyrtim gjyqësor po ashtu
është arsyetuar nga gjykata e shkallës së dytë me faktin se sigurimi i pranisë së këtij dëshmitari
ka qenë i vështirësuar për shkak se i njëjti kishte imunitet ndërkombëtar dhe në kuptim të nenit
338 të KPK, i është lexuar deklarata. Kjo Gjykatë po ashtu gjen se gjykata e shkallës së dytë
nuk bënë vlerësimin e provave dhe peshimin e të njëjtave por e njëjta e bënë vlerësimin e
pretendimeve ankimore dhe arsyeton të njëjtat, andaj konsideron se me të drejtë gjykata e
shkallës së dytë nuk ka mundur të jep një vlerësim se cila provë ishte vendimtare për vendosjen
në këtë çështje penale por vetëm ka gjet se aktgjykimi i shkallës së parë nuk është bazuar
vetëm në një provë të vetme.
Kjo gjykatë po ashtu gjen se pretendimi se aktgjykimi bazohet në provë të papranueshme,
e në rastin konkret se provat e mbledhura përmes masave të fshehta ose masave hetimore, nuk
është i bazuar sepse përgjimet të cilat janë bërë në këtë çështje penale janë bërë për shumë
vepra penale, e në mesin e tyre edhe për veprën penale pjesëmarrja në grup të organizuar
kriminal nga neni 282 par.1 dhe 2 të KPK dhe se për këtë vepër penale është i paraparë dënimi
më së paku 10 (dhjetë) vite burgim dhe me gjobë ndërsa fakti se për këtë vepër penale është
veçuar lënda dhe është procedura vetëm për vepër të dënueshme deri në 3 (tri) vite burgim, pra
për veprën penale arratisja e personit të privuar nga liria nga neni 405 par.1 lidhur me nenin 81
të KPK, për të cilin është paraparë dënimi me burgim deri në 3 (tri) vite nuk i bënë provat e
nxjerra ligjërisht në fazën e hetimeve si prova të papranueshme, siç me të drejtë konstaton
gjykata e shkallës së dytë.
Duke marrë parasysh se kjo gjykatë nuk gjeti si të bazuar asnjë nga pretendimet e
mbrojtësit të të dënuarit S.L. dhe se aktgjykimi nuk është i përfshirë me shkelje esenciale të
dispozitave të procedurës penale e konform nenit 437 të KPPK, vendosi si në dispozitiv të këtij
aktgjykimi.