Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Haki Abazi ka reaguar pas publikimeve për kompensimin e naftës për deputetët e Kuvendit.

Ai në një reagim në faqen e tij në Facebook ka pasur një falënderim por që nuk dihet se për kënd, duke thënë se çdo cent i shpenzuar i buxhetit të Kosovës duhet arsyetuar me veprime konkrete.

Reagimi i plotë:

Të nderuar miq,

Falëmnderit që bëni kritikë dhe ngritni zërin. Jam për, si gjithëmonë, që çdo cent i shpenzuar i parasë publike të jetë i arsyetuar dhe për veprimet konkrete të realizimit të detyrave dhe obligimeve të zyrtarit, deputetit apo bartësit të funksionit zyrtar.
Transparenca dhe llogaridhënia e plotë është e vetmja formë për shtet të mirëfillët e funksional.
Andaj sistemi dhe procedurat duhet të reformohen dhe kjo kërkon kohë dhe ndryshim ligjesh dhe rregullore të reja të cilat po bëhen dhe duhet kërkuar nga të gjithë të bëhen sa më shpejtë.
Zëri qytetarë është shtylla kryesore e demokracisë, është oksigjeni pa të cilin vdes demokracia!