ARTISTëT

Rasti i abuzimit të 16 vjeçares në Drenas ka tronditur estradën shqiptare, këto janë reagimet e tyre

Edhe artistët e estradës kanë reaguar për rastin me të miturën në Drenas.

Një mësimdhënës në shkollën e mesme “Skënderbeu” në Drenas, dyshohet se për gati dy vite ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur, e cila më pas dyshohet se u përdhunua edhe nga polici Vesel Veseli.

Për historinë me arsimtarin e saj vajza e mitur kishte raportuar në Polici, por i kishte tërhequr më vonë deklaratat.

Tash që gjithçka ka dalë në pah, reagime po vijnë nga të gjithë banorët e Kosovës, të cilët janë prekur shumë me këtë rast.

As të famshmit e estradës nuk kanë heshtur, duke reaguar në mënyra të ndryshme në rrjetet sociale dhe jo vetëm, duke u shfaqur të shokuar, shkruan Gazeta Express.

Dafina Zeqiri: “Kjo protetste eshte pak, krahas asaj cka duhet bere per t’u parandaluar dhe ndeshkuar dukurite e tilla ne vendin tone, ku vajzat, si ato te reja ne moshe, e poashtu edhe me te rritura, ngacmohen seksualisht, dhunohen, e mbi te gjitha, nuk kane as ku te ankohen ose te kerkojne ndihme. Edhe ndihma e kerkuar kthehet ne ankth. Eshte dashur te gjithe te marrin pjese ne kete proteste dhe jo te perfundoje me kaq! Duhet te gjithe ti bashkohen iniciatives se nisur, me shprese qe ndonje dite do te behet mire!!”

Nora Istrefi: “Ktynehere dhunojshin serbët femra shqiptare. Ndërsa tash arsimtarët dhe policët tanë. Tyrp për Kosovën në çfarë niveli, gjendje ka ardhur. Pedofilat burg të përjetshëm”.

Eliza Hoxha: “Përdhunuesit në burg kundër abuzimit të vajzave dhe grave në sferën publike e në shpi”.

Blerina Kllokoqi-Rugova:

Mozzik: “Çdo shtet ka problemet e veta , e të metat e veta !Po duke u fokusuar tek ngjarja e fundit që ndodhi mes vajzës 16 vjeçare dhe policit veseli seriozisht ndodhi e trishtë. Respekt për uniformën Policore , kam shumë familjar e shokë e dashamirë aty , por ky që kreu veprën penale përdhunim ta merr si shpërblim atë që e meriton !Vet jam Babë , nesër mundet vajza ime të rrshqas në ndonjë problem , e ku nganjëherë fëmijet frigohen të hapen me prind , e drejtohen drejt institucioneve !Besimi është qelësi i qdo personi a po fëmije, e atë ta dhunoni është mëkat , e që nuk mbulohet me asnjë argument !Dashtë Zoti të jetë e fundit kjo ngjarje !Iu përshëndes .Jam jashtë Kosovës me obligime se me gjithë qef i’u kisha bashkangjitur protestave !#KunderPerdhunimeve#KunderShantazhave#Besimieshtemoral Ruajini të drejtat dhe luftoni për to ! Ndryshe.. #Domenahongerdreqi”.