Rasti i 16 me koronavirus, një femër nga ky vend

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se është konfirmuar edhe një rast i ri me koronavirus, duke bërë që numri i rasteve në gjithë vendin të shkojë në 16, shkruan Ballkani.info

Përmes një njoftimi në Facebook, IKSHP-ja ka bërë me dije se e infektuara ka arritur dje nga Londra dhe se gjendja e saj është stabile. 

“Pas mesnate në laboratoret e IKSHPK u konfirmua 1 (një)  rast i ri pozitiv me COVID-19. Personi i gjinisë femrore, shtetase e Kosovës ka arritur të hënën në Kosovë nga Londra. Gjendja e saj është stabile. Deri tani nē laboratoret e IKSHPK u testuan 271 persona prej të cilëve kanë rezultuar 16 pozitiv në SARS CoV-2”, thuhet në njoftim.

IKSHP’ja u ka bërë thirrje qytetarëve që të mbajnë distancë nga tjeri dhe që të reduktojnë daljet përveç në raste emergjente. 

E infektuara mund të jetë pasagjere nga i njejti aeroplan që solli çiftin e prekur me Covid19, por nuk dihet saktë nëse janë e njejta familje.

“Në këtë situatë vetëdija dhe ndihma e juaj është e domosdoshme. Mbani distancë nga tjetri. Reduktoni daljet veç në raste emergjente. Ndiqni rekomandimet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik”, thuhet në njoftimin e IKSHP’së./Ballkani.info/