Reagim

Rasti Dehari, Musliu kërkon dorëheqjen e ministres Haxhiu

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, i ka kërkuar dorëheqje ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, pasi ajo njoftoi se janë zhdukur provat e ish-aktivistit të LVV-së, Astrit Dehari, në Laboratorin e Toksikologjisë.

Musliu thotë se nuk ka justifikime më. Shtoi se ‘LVV-ja e ka terrorizuar një popull duke abuzuar me rastin e Astriti derisa ka ardhur në pushtet’.

“Znj. Haxhiu lej lojrat mos kukat mos u viktimizo po jep doreheqje. Nje popull e keni terrorizu duke abuzuar me rastin e Astritit deri sa keni ardhe në pushtet. Nuk ka justifikime me.
Nese ke veç pak ndjeshmeri e pak moral jep dorheqje”, shkroi ajo në Facebook.