Avokati
“Rasti Dehari”, avokati paralajmëron Prokurorinë për arrestime
Avokati i familjes Dehari, Tom Gashi u është drejtuar përsëri me një thirrje apo paralajmërim Prokurorisë, që të përgaditen për arrestime.
Këtë paralajmërim, Gashi e ka dhënë në rrjetin e tij social në Facebook.
“Prokuroria te pregaditet per arrestime!”, ka shkruar Gashi në Facebook.
Astrit Dehari, ishte gjetur pa shenja jete më 5 nëntor të 2016, në Qendrën e Paraburgimit në Prizren ku po mbahej pas dyshimeve për sulmin në Kuvend.
Rrethanat e vdekjes së 26 vjeçarit akoma mbetën të pa sqaruara dhe akoma nuk dihet se çfarë saktë kishte ndodhur në qelinë e tij në qendrën e paraburgimit.