PSD

Rastet kur KQZ-ja mund të pezullojë një parti politike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka në rend dite rekomandimin për pezullimin e dy subjekteve politike për mos mbajtjen e kuvendit zgjedhor. Njëra prej tyre është Partia Socialdemokrate (PSD) që udhëhiqet nga Dardan Molliqaj. E KQZ-ja ka një rregullore bazuar në të cilën jepet rekomandimi për pezullimin e një subjekti politik. Ja çfarë thotë kjo rregullore?

Në mbledhjen e sotme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është në rend dite rekomandimi për pezullimin e dy partive politike, përfshirë edhe Partinë Socialdemokrate që udhëhiqet nga Dardan Molliqaj.

Kjo për shkak që ky subjekt politik nuk e mbajti kuvendin zgjedhor deri më 15 dhjetor sa kishte afat.

E sipas një rregullore të KQZ-së, janë disa raste kur mund të pezullohet një parti politike. Rregullorja thotë se KQZ mund të pezullojë nga regjistri partinë politike për mos mbajtjen e Kuvendit të partisë politike. Pezullimi mund të vie edhe në rast se partia nuk e ka informuar zyrën për mbajtjen e kuvendit të saj. Kjo rregullore përcakton se në rast se një parti politike nuk i dorëzon raportet e përditësuara dhe të kompletuara vjetore dhe raportin financiar vjetor deri më 31 mars të vitit vijues, subjekti politik rrezikon pezullimin.

Poashtu nëse partia politike nuk e miraton statutin dhe programin, nëse shkel nenin dhe rregullën mbi financimin e subjekteve politike dhe sanksionet, si dhe nëse nuk i ka kthyer paguesit mbetet të cilat nuk janë të miratuara ose të njëjtat nuk i ka paguar në buxhetin e Kosovës një parti politike pezullohet./Express/

VIDEO BONUS: Ma shtrejt rryma në Kosovë se në Gjermani