Rastet e vdekjes nga COVID-19 janë nga këto komuna

Është publikuar raporti 24 orësh i IKSHPK-së, ku janë shënuar edhe 154 raste të reja em Covid-19.

Ndërsa gjatë këtij 24 orëshi kanë rezultuar edhe 11 raste me fatalitet, përcjell Ballkani.info

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 3 raste (92, 80, 66 vjeç), Gjakovë 2 raste (76, 72 vjeç), Mitrovicë 2 raste (83, 70 vjeç), Drenas 1 rast (72 vjeç), Pejë 1 rast (81 vjeç), Prishtinë 1 rast (73 vjeç), Suharekë 1 rast (72 vjeç).

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 40 raste, Ferizaj 18 raste, Mitrovicë 16 raste, Pejë 13 raste, Gjilan 10 raste, Gjakovë 9 raste, Obiliq 9 raste, Podujevë 8 raste, Fushë-Kosovë 7 raste, Drenas 5 raste, Vushtrri 5 raste, Lipjan 4 raste, Deçan 2 raste, Prizren 2 raste, Shtime 2 raste, Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash dhe Viti.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!Mbani higjienën!Respektoni distancën!