Rastet e reja me COVID-19 në Kosovë, dominon mosha e re

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar për moshat e personave të infektuar nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë.

Sipas të dhënave të publikuara personat nga mosha 20 deri në 29 vjet, janë personat më të prekur. Nga 562 raste sa ishin në total sot të infektuar, 164 prej tyre i përkasin kësaj moshe.

Pas tyre janë 95 persona të infektuar janë nga mosha 40-49, 92 persona nga mosha 30-39, 75 persona nga mosha 50-59, 71 persona nga mosha 10-19 vjet, 36 persona nga mosha 60-69, 15 persona nga mosha 70-79, tetë fëmijë nga mosha 0 deri në nëntë vjet dhe gjashtë persona me më shumë se 80 vjet.

Në 24 orët e fundit gjithashtu janë regjistruar dy persona të vdekur. Ndërkaq nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 110.756 raste me COVID-19, 2273 persona kanë vdekur, 105.843 janë shëruar ndërkaq janë kryer 953.794 teste.