Numri i përgjithshëm i të prekurve me koronavirus në Kosovë ka shkuar në 927, prej tyre 29 nuk kanë mundur t’i mbijetojnë pandemisë.

Deri më tani të shëruar 671 persona, ndërsa raste aktive mbesin ende 227.

Komuna e Prizrenit prinë me rastet aktive, ndërsa në mbi 10 komuna të Kosovës nuk ka më raste aktive me coronavirus.

Më poshtë shihni të dhënat për pjesën dërmuese të komunave të Kosovës sa i përket numrit të rasteve aktive.

Prizren – 50

Gjilan  – 26

Rahovec – 24

Mitrovica Jugore – 19

Mitrovica e Veriut – 11

Vushtrri – 11

Prishtinë – 10

Ferizaj – 6

Kamenicë – 5

Suharekë – 4

Malishevë – 3

Kaçanik – 3

Zveçan – 3

Shtime – 2

Lipjan – 2

Istog – 2

Deçan – 2

Fushë Kosovë – 1

Gjakovë – 0

Skenderaj – 0

Drenas – 0

Dragash – 0

Podujevë – 0

Viti – 0

Hani Elezit – 0

Klinë – 0.