Disa raste të reja janë raportuar në QKUK lidhur me dyshimet për koronavirus. Analizat e tyre pritet të publikohen së shpejti.
Burimet e Express kanë konfirmuar se në këtë klinikë janë paraqitur edhe disa raste të tjera me dyshimet se pacientët janë prekur me koronavirus.
Për këtë, zyrtarë në QKUK kanë thënë se së shpejti lëshojnë komunikatë për media.
Megjithëkëtë në Kosovë nuk është shënuar asnjë rast pozitiv me virusin e ri, i cili ka marrë edhe emrin zyrtar COVID-19, e që besohet se e ka origjinën në Kinë.
Mirëpo, pavarësisht kësaj, kosovarët janë alarmuar javëve të fundit rreth përhapjes dhe pranisë së koronavirusit. Vetëm gjatë ditëve të fundit rreth dhjetë personave u janë bërë analizat me dyshimet për koronë. Por fatmirësisht, të gjitha këto raste kanë rezultuar negative
Bëhej fjalë për një shtetas jokosovar, 69 vjeç, i cili ka qëndruar në Itali si dhe për dy shtetas të tjerë kosovarë, njëri 25 vjeç e tjetri 23, të cilët kanë ardhur dje nga Italia. Të tria këto raste rezultuan negative me këtë virus.







