Një grua nga Gjermania dy vite më parë ka fituar llotarinë me miliona euro, mirëpo akoma vazhdon punë tash e dy vite si kamariere, pasi që paratë e fituara i ka shpërndarë me shumë persona në nevojë.
Shumën e majme të parave, fituesja anonime e ka ndarë me komunitetin zviceran në Argauu, ku edhe sot jeton.
Madje 23,7 milionë franga i kanë shkuar komunës, që ka ardhur edhe deri te zvogëlimi i shumës për shkak të tatimit prej 10%.
Modestinë e kësaj fituese anonime e tregon edhe fakti që e ka mbajtur punën si kameriere në restorant në Argauu.
“Akoma punoj si kamariere tri ditë në javë. Këtu jam nga vitit 2001 dhe ndihem për mrekulli. Paratë i kam investuar mençur. Një pjesë ka shkuar për komunën, e me pjesën tjetër kam ndërtuar shtëpi për veten dhe bashkëshortin si dhe kam blerë një BMW”, ka thënë fituesja anonime.
