Sot rreth orës 08:30 policia është njoftuar nga stafi i shkollës “8 Marsi” se një nxënëse është lënduar. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, e ka arrestuar të dyshuarin, viktima është dërguar emergjencën e spitalit për tretman mjekësor.
Kështu ka bërë të ditur për Ballkani.info zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Ai tutje ka thënë se janë shoqëruar në stacion policor edhe dy dëshmitarë, të cilët janë intervistuar.
“Është konfiskuar mjeti i mprehtë – thika me të cilën dyshohet se u krye vepra. Është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ndaj të dyshuarit – nxënës i kësaj shkolle e ka caktuar masën e ndalimit prej 48 orëve. Rasti u cilësua si lëndim i lehtë dhe mbajtje në pronësi, kontrollë i pa autorizuar i armëve”, ka thënë ai. /Ballkani.info/







