Rasim Selmanaj s’ka të ndalur, prezanton aderimet e reja në AAK

Kandidati për deputet nga radhet e koalicionit AAK-PSD, Rasim Selmanaj vazhdon të jetë aktiv në terren, duke sjellë edhe kuadro të rinj në partinë që i takon, AAK.

“Nga sonte 100% edhe Jashar Fetahaj dhe Labinot Kastrati nga Raushiqi i Pejës!”, ka shkruar Selmanaj para pak çastesh në llogarinë e tij në Facebook.

Selmanaj edhe ditëve të kaluara ka njoftuar se kishte arritur aderime të personave të rëndësishëm në AAK.

Selmanaj në listën zgjedhore garon me numrin 52. /Ballkani.info/

loading…