Rasim Selmanaj në përkrahje të Rexhep Selimit pas ftesës nga Gjykata Speciale

Rasim Selmanaj i cili do të jetë deputet i AAK-së në legjislaturën e ardhshme të Kuvendit të Kosovës ka reaguar në lidhje me ftesën e Gjykatës Speciale për deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimit.

Rexhep Selimi është ftuar nga Gjykata Speciale në cilësinë e të dyshuarit për “krime lufte”.

Ndaj kësaj ftese ka reaguar, Selmanaj i cili ka shprehur përkrahje për Selimin.

“Lufta e drejtë e juaja dhe e të gjithë bashkëluftëtarëve tuaj, kurrë as nuk mund të njolloset, as të gjykohet”, ka shkruar ndër tjerash Selamanaj. /Ballkani.info/

Postimi i plotë:

loading…