Rasim Selmanaj, Albin Kurtit: Kthjellu o djalë i mirë, ndali aventurat!

Ish-deputeti i AAK-së, Rasim Selmanaj ka dalur me një kërkesë për kryeministrin Kurti.

Selmanaj ka kërkuar që kryeministri të reflektojë nga situata e krijuar politike.

“Kryeministër nuk e di pse, por ke hy rrugëve me rreziqe e me shumë të panjohura.
Duke mos bashkëpunu me aleatin tonë kryesor, Amerikën, tashmë Kosovën e keni kthyer mbrapa…
Albin, kthjellu o djali i mirë , sa nuk është bërë vonë!
Ne e njohim mirë Serbinë, madje ma mirë se ju, sepse në këtë vend ka me mijëra njerëz e familje që e kanë luftuar Serbinë tash e katër dekada, po flas për aq sa unë isha aktiv e sa une mbaj mend, e që sot për fat e për çudi jam deshmitar i gjallë.
Patriotizmi nuk bahet me veprime të pamatura, sepse është ba mundi i madh me ardhë deri këtu.
Kunder Serbisë jemi bashkë, por jo në aventurat tua, thënë më së buti, të çuditshme.
Ndali aventurat!
Nuk ta kam inati e as nuk kam asnjë, ama bash asnjë ngarkesë politike e partiake, pra suksesi i juaj ne raport me Serbinë është sukses i Kosovës, sikurse që dështimet tua janë dështime për Kosovën.
Nuk besoj se ka një shqiptar normal në këtë vend që e dëshiron dështimin e Kosovës në raport me Serbinë!
Shumë kisha pase dëshirë me qene gabim edhe një ditë me te kerku falje publike!
( P.s. Ka dy vjet që asnjë deklaratë apo status se kam ba për tema të politikës, por kjo sot është përtej politikes e partive politike)” shkruan Selmanaj në reagim.