Ish drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj dje ka aderuar në Partinë Demokratike të Kosovës, duke dhënë dorëheqje nga policia.

Por, dorëheqja e tij nuk po pranohet sepse e njëjta nuk është përputhje me Procedurat Standarde të Operimit të cilat parashohin që punonjësi i Policisë në rastet kur jep dorëheqje vullnetare duhet që dorëheqjen ta paraqesë një muaj përpara.

Burimet e Indeks thonë se nënkolonel Rashit Qalaj është urdhëruar të paraqitet në detyrë, në të kundërtën do të iniciohet procedurë diciplinore ndaj tij.

Qalaj në konferencën e djeshme të PDK-së ka thënë se do të jetë anëtar i PDK-së. 

“Në këtë parti kam shumë shok shumë miq që kanë kontribuar në etapa të ndryshëm për çlirimin e vendit. E kam pasur të vështirë të jap dorëheqje nga policia, ka qenë vendim emocional”, tha ai.

Rashit Qalaj është shkarkuar nga pozita e drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës me 16 tetor të vitit 2020.

Qalaj ishte emëruar në krye të Policisë së Kosovës më 28 gusht të vitit 2018