Në vitin e kaluar Inspektorati i Policisë së Kosovës, me anë të një rekomandimi iu është drejtuar Policisë së Kosovës për të suspenduar disa zyrtarë policor, të cilët janë invalid të UÇK-së. Ku, sipas IPK-së bëhet fjalë për 94 pjesëtarë të cilët kanë probleme mendore.

Në një intevistë me Ballkani.info Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ndër të tjera ka treguar që vitin e kaluar Policia e Kosovës ka pranuar një kërkesë nga Inspektorati i Policisë së Kosovës, për largimin e disa zyrtarëve policor, për shkaqe shëndetësore-mendore.

Qalaj, tregon se IPK është bazuar në kontrollet mjekësore të vitit 2006, që zyrtarët policorë iu kanë nënshtruar.

“Po, ka qenë një kërkesë nëse nuk gabohem në vitin e kaluar për kolegët në fjalë. Ne si polici i kemi trajtuar të gjithë kolegët dhe kemi bërë kontrollin e tyre shëndetësor në klinikën e kontraktuar nga Policia e Kosovës, dhe rezulatati ka dalur se secili prej tyre është mirë me shëndet dhe tani bazimi i kolegëve nga Inspektorati më duket ka qenë në një kontrollë mjekësore që këta kanë kaluar diku në vitin 2006 dhe janë bazuar në atë kontrollë mjekësore të vitit 2006”, tregon Qalaj.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, pohon se zyrtarët në fjalë janë në gjendje të mirë, bazuar rezultatve nga kontrollet mjekësore që ata iu kanë nënshtruar, pas rekomandimit të IPK-së.

“Mund të them që këta janë shëndosh e mirë. Pra, sipas mjekëve nuk kanë probleme. Ne e kemi informuar secilin nga kolegët mbi të gjeturat nga mjekët, nga doktorët e kësaj klinike dhe e kemi njoftuar me rezultatin mbi shëndetin e tyre secilin prej tyre dhe rasti është nën hetime, është duke vazhduar, është çështje e organeve të ndjekjes se si do të procedohet tutje”, ka përfunduar Qalaj./Ballkani.info/

https://www.youtube.com/watch?v=im2yXzckKZQ