Rashit Qalaj e kthen në punë policin që publikoi informacione për djalin e Shpend Maxhunit

Djalit të udhëheqësit të institucionit më të lartë të sigurisë në vend, Agjencisë së Inteligjencës (AKI) i ishin gjetur armë e drogë në veturë. Kur këto informatau publikuan në media, polici Afrim Karaxha u suspendua.

“Pas 5 muajve suspendimi pa të drejtë është kthyer në vendin e tij të punës Afrim Karaxha -polici i suspenduar padrejtësisht për kinse publikimin e rastit të droges së djalit të Shpend Maxhunit”, thonë burimet.

Ndryshe, në kohën kur rrodhën informatat për djalin e Maxhunit u raportua se ndaj katër zyrtarëve policorë u nisën hetime nga Inspektorati Policor i Kosovës.

Kjo u bë për shkak të dyshimeve se u kanë dhënë gazetarëve informata në lidhje me përfshirjen e djalit të shefit të AKI-së, Shpend Maxhuni.