Rashit Qalaj arrin në vendin ku ndodhi vrasja e shumëfishtë në Gjilan

Një vrasje e rëndë ka ndodhur sot në Gjilan. Zyrtarja policore me inicialet V.B, dyshohet se ka vrarë katër anëtarët e familjes dhe më pas veten.

Në vendin e ngjarjes tashmë ka arritur edhe Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, Drejtori i Departamentit për Operacione, Afrim Ahmeti dhe Drejtori i Departamentit për Hetime, Riza Shillova.

Express raporton se për pak minuta pritet të bëhet edhe tërheqja e pesë trupave.

Rastin e ka konfirmuar Prokuroria Themelore e Gjilanit përmes një komunikate drejtuar mediave.

Sipas Prokurorisë, ajo dyshohet se fillimisht ka vrarë prindërit, dy vëllezërit dhe pastaj ka kryer vetëvrasje.

“Sipas informatave të para, dyshohet se në lagjen ‘’Bujanina’’, në Gjilan, e ndjera V.B., zyrtare policore, në kuadër të Stacionit Policor në Gjilan, me armë zjarri ka privuar nga jeta dy prindërit dhe dy vëllezërit e saj, ndërsa, pastaj ka kryer vetëvrasje”, thuhet në komunikatën e prokurorisë.