Pak para se të fillonte fushata elektorale e partive politike në vend shumë aderime pati në kuadër të këtyre subjekteve.

Një nga aderimet më të zëshme padyshim se ishte edhe ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj.

Qalaj zyrtarizoi kalimin e tij në Partinë Demokratike të Kosovës, ndërsa në këto zgjedhje kjo parti doli e dyta.

Por nga publikimet e deritanishme bëhet e ditur se Rashit Qalaj, si numër 13 i kësaj liste ka arritur të sigurojë 2 mijë e 403 vota në qytetin e Ferizajt.

Kurse në komunën e Prishtinës, ku edhe punoi për vite me radhë Qalaj arriti të marrë 559 vota.Mbetet të shihet se si do të rezultojë në fund Qalaj, në momentin kur të numërohen të gjitha votat.