Nenad Rashiq

Rashiq: Po rritet numri i serbëve që po largohen nga Kosova

Në emisionin “Pressing”, po flitet për integrimin e serbëve në institucionet e Kosovës.

Ish-ministri i Punës dhe i Mirëqenies Sociale i Kosovës, aktualisht kryetar i Partisë Demokratike Progresive, Nenad Rashiq, ka shprehur pakënaqësinë e tij me numrin e serbëve në institucionet e vendit.

Rashiq ka thënë në emisionin “Pressing”, se “numri i serbëve në institucione po zvogëlohet për çdo ditë”.

Ai po ashtu ka thënë se “po rritet numri i serbëve që po largohen nga Kosova”.