Rashica, titullar për Bremenin kundër liderit të Bundesligës

Sulmuesi Milot Rashica do të jetë titullar në ndeshjen e sotshme të Werder Bremenit kundër liderit të Bundesligës, Monchengladbachut, ku do të tentojë ta tregojë formën e mirë para ndeshjeve të Kosovës.

Monchengladbachu do ta presë sot në orën 13:30 në stadiumin Borussia Park Werder Bremenin, për ndeshjen e vlefshme për xhiron e 11-të të sezonit 2019/20 të Bundesligës.

Rashica do të luajë nga minuta e parë në këtë përballje, që do të jetë e fundit për klubin e tij para se t’i bashkohet Kombëtares së Kosovës të hënën, për ndeshjet vendimtare kundër Çekisë dhe Anglisë.

Kjo do të jetë ndeshja e shtatë e Rashicës në këtë sezon të Bundesligës, pasi që kosovari mungoi në disa ndeshje shkaku i një lëndimi. Ai ka kontribuar deri më tani me katër gola dhe me dy asiste.