Rashica shënon, por Werderi humb thellë ndaj Bayernit. Shkëlqen Coutinho

Bayern Munichu ka shënuar fitore të thellë në shtëpi ndaj Werder Bremenit, me rezultat prej 6 me 1.

Mysafirët e nisën më mirë takimin duke kaluar në epërsi në minutën e 24 përmes yllit kosovar, Milot Rashica.

Rashica shënoi një gol të jashtëzakonshëm duke kaluar nga mesfusha Jerom Boatengun për të dërguar topin në rrjetën e Neuerit me një goditje të fuqishme.

Por, në vazhdim Bayerni tregoi fuqinë e vërtetë në fushë duke shënuar gjashtë herë.

Ishte Philippe Coutinho që ishte i pandalshëm duke shënuar 3 gola, kurse dy të tjera i shënoi Lewandowski dhe një gol e realizoi Muller.

Me këtë fitore Bayerni arrin në kuotën e 27 pikëve dhe mban vendin e katërt në tabelë. Kurse Werderi në vendin e 15 ka mbledhur 14 pikë.