Rashica e vijon riaftësimin me ushtrime individuale, por s’pritet të kthehet edhe një muaj

Milot Rashica është duke e vazhduar riaftësimin nga lëndimi i kofshës me ushtrime individuale, por nuk pritet të kthehet në fushën e lojës të paktën deri në fund të janarit.

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës Rashica e lëndoi muskulin e kofshës më 1 dhjetor në një seancë stërvitore me Werder Bremen.

Ai po riaftësohet nga ky lëndim i gjatë me ndihmën e një trajneri dhe nuk është ende i gatshëm t’i ribashkohet bashkëlojtarëve në stërvitje grupore.

Duk folur për gjendjen e 24-vjeçarit, shefit i Werderit për Futbollin Profesionist dhe Vëzhgimin e Talenteve, Clemens Fritz, tha se kosovari ende nuk është i gatshëm të kthehet.

 “Ai është duke u stërvitur individualisht me një trajner rikuperimi”, tha Fritz.

Rashica pritet të rikthehet në fund të janarit, që nënkupton se ai do të mungojë në gjashtë ndeshjet e Federerit gjatë muajit të ardhshëm.

Sulmuesi vushtrrias ka vuajtur shumë nga lëndimet këtë sezon, të cilat ia kanë kufizuar në vetëm pesë numrin e paraqitjeve për Werderin deri tani.

Ai mungoi në fillim të sezonit shkaku i lëndimit të gjurit dhe më vonë si pasojë e dëmtimit muskulor.

Rashica e kishte lënduar kofshën gjatë një dueli në një ndeshje përgatitore në ushtrimet e 1 dhjetorit.

Ylli kosovar ishte larguar nga stërvitja me makinën e stafit mjekësor të skuadrës gjermane.