Rashica drejt largimit nga Werder, një tjetër lojtar i Kosovës mund ta zëvendësojë

Milot Rashica me shumë gjasa do të largohet nga klubi i Werder Bremen në merkaton e verës.

Për sulmuesin nga Kosova kanë shfaqur interes skuadra të mëdha europiane si, Liverpool, Dortmund dhe Leipzig, të cilët pritet të kenë një ‘luftë” midis tyre për të përfituar shërbimet e 23 vjeçarit.

Werderi nuk pritet që ta ndalojë talentin të largohet, por do të mundohet të përfitojë sa më shumë para nga ai, për të blerë më pas një zëvendësues të tij. Tabloidi prestigjoz “90Min” zbulon se në tavolinën e klubit gjerman janë 7 emra e mes tyre është një emër mjaft i njohur nga gjithë trevat shqiptare.

Bëhet fjalë për Edon Zhegrovën, i cili me paraqitjet e zhvilluara me fanellën e Bazelit ne Zvicër, ka rënë në sytë e drejtuesve të ekipit gjerman.

Vlera e Zhegrovës është rreth 1.3 milionë euro dhe Werder Bremen mund ta përballojë pa asnjë problem këtë shifër. 21-vjeçari është në pronësi të klubit belg, Genk dhe këtë sezon ka qenë pjesë aktive e Bazel, ku ka kontribuar me golat dhe asistet e tij. Në listën e Werderit janë edhe emra si Jack Herrison, i cili është në pronësi të Manchester Cityt, apo Ejuke i Herenvenit në Holandë.

Image