Raportuesja e PE-së për Kosovën: Duhet të rrimë bashkë, ndihmat për Kosovën janë të rëndësishme

Anëtarja dhe raportuesja e Parlamentit Europian për Kosovën, Viola von Cramon, ka thënë se ndihma që i dhuroi BE-ja Kosovës është e rëndësishme.

BE për luftën ndaj koronavirusit ka ndihmuar Kosovën me 5 milionë euro për nevoja të menjëhershme, 50 milionë euro për të lehtësuar ndikimin socio-ekonomik dhe 13 milionë euro për buxhetin e Kosovës, njofton Klan Kosova.

“Kjo është e rëndësishme: Ndihma e BE-së për Kosovën për pandeminë e koronavirusit dhe duhet të rrimë së bashku. Mbështetni njëri-tjetrin”, ka shkruar ajo në Twitter.