Raporton se i janë grabitur 1600 euro, Policia e zbulon ‘Kallëzimin e rremë’

Dje është raportuar për një rast ‘Grabitje e Armatosur’, ku i dyshuari U.U është deklaruar se persona të armatosur i kanë marrë atij 1600 euro.

Mirëpo, sektori i hetimeve te stacionit policor ne Suharekë ka arritur të zbuloj se i dyshuari e ka inskenuar rastin për shkak te një borxhi që e kishte.

I dyshuari është intervistuar ne prani te avokatit mbrojtës ku në tërsi e ka pranuar veprën e Lajmërimit apo Kallëzimit te rremë.

Është njoftuar Prokurori Shtetit ku me urdhër te cilit i dyshuari lirohet në procedurë te rregullt.