Të hënën në Suharekë është arrestuar një person për lajmërim të rrejshëm të një rrëmbimi.

Policia në raportin 24 orësh bën të ditur se i dyshuari ka bërë një lajmërim të rrejshëm të një rasti të rrëmbimit.

I dyshuari e ka pranuar se e ka inskenuar rastin e rrëmbimit, ndërkaq pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

loading…