Protesta e radhës në mbështetje të çlirimtarëve të Kosovës që po mbahen në paraburgim në Hagë, raportohet se do të mbahet më 13 dhjetor në Shkup.

Siç raporton gazeta “Nacionale”, lajmin e ka bërë të ditur Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së, transmeton Klankosova.tv.

Raportohet se protesta do të mbahet me fillim nga ora 13:00.

Ndërkohë, deri tani protesta të këtij lloji janë mbajtur në Prishtinë, Hagë, Tiranë e Strasburg.