Është raportuar për një aksident të dielën, ku sipas mediumit lokal “Llapi.info”, një veturë ka humbur kontrollin dhe ka rënë në lumin Llap.

Gazeta Express ka kontaktuar Policinë e Kosovës, por akoma nuk ka përgjigje.

Mediumi lokal ka publikuar edhe pamje të veturës së rënë në lumë.