VIDEO

Raportohet për një takim “të dyshimtë” të Dejona Mihalit me shefin e AKI-së

E pushtetshmja e Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihalli, për të cilën kaherë është thënë të jetë “de facto” shefja e mazhorancës paralamentare, raportohet nga Paparaci të jetë takuar mëngjesin e të dieles me shefin e Agjencionit Kosovar për Inteligjenë, Petrit Ajeti, në një kafene në Gërmi. Në këtë takim raportohet të jetë i pranishëm edhe Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Kujtojmë se kishte qenë vetë AKI-ja ajo që kishte dëbuar dhe ndaluar hyrjen për në Kosovë personit Dejona Mihali, e cila njëherë e një kohë cilësohej për “rrezik të sigurisë kombëtare” ndërkaq tash është bërë shtetase e Kosovës me procedurë të përshpejtuar nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Asokohe Minsitri i Brendshëm, Skender Hyseni, u kishte ndaluar hyrjen figurave të Vetëvendosjes nga Shqipëria – që tashmë njihen si “Grupi i Tiranës” – me cilësimet se janë rrezik për sigurinë kombëtare.

Mihali, e cila njihet për gjuhë fashiste në rrjetin e saj në Facebook, po t’i besohet ish-deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, madje “përgjon ilegalisht” qytetarët e Kosovës.