Raportohet për një shpërthim në Luhansk

Në një video e cila po shpërndahet me të madhe në rrjetet sociale shihet një shpërthim i madh në Luhansk, kryeqyteti dhe qendra administrative e separatistëve pro rusë.

Videoja nuk ka mundur të verifikohet akoma, por raportohet se është nga një tubacion gazi që ka marrë flakë.

Shkaku i zjarrit dhe shpërthimit të mëpasshëm nuk janë të qarta deri tani, shkruan BBC.

Tensionet kanë qenë të larta në rajon pas pretendimeve të përsëritura të ShBA-së se Rusia po planifikon një operacion të “flamurit të rremë” për t’i dhënë asaj një pretekst për të nisur një operacion ushtarak në Ukrainë.

Rusia ka mohuar vazhdimisht se planifikon ta pushtojë Ukrainën.