Një person është vrarë sonte rreth orës 21:30 në Veternik të Prishtinës.
Burimet e Indeksonline brenda policisë kanë thënë se disa hajna kishin hyrë për të vjedhur në një shtëpi, ndërsa pronari i saj ka shtënë në drejtim të tyre duke e lënë një të vdekur.
Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë njësitet policore të cilat po merren me hetimin e rastit.







