Raportohet për një ngjarje të rëndë në Mitrovicë: Një grua gjakoset nga petardja?!

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur sonte në Mitrovicë.

Sipas dëshimtarëve, një grua rreth moshes 50 vjeçare është përgjakur pas që një mjet piroteknik i është shpërthyer në fytyrë.

“Para pak çastesh, në sheshin e qytetit të Mitrovicës, një gruaje rreth të 50-tave ia shpërthyen një mjet piroteknik në fytyrë, duke e gjakosur tërësisht”, ka shkruar Besnik Peci nga Mitrovica në Facebook.

Ballkani.info nuk ka mundur të konfirmojë zyrtarisht këtë lajm, pasi që zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti nuk është përgjigjur në telefon.

Mjetet piroteknike janë ndaluar që të përdorën, përveç natën e ndërrimit të moteve dhe atë në kohë të caktuar prej 2-3 orësh.

Rreziku nga këto mjete është i madh dhe vazhdimisht është raportuar për të lënduar nga përdorimi i pakujdesshëm i tyre. /Ballkani.info/