Raportimi i mediave boshnjake për dënimin e Mlladiqit, bie në sy një detaj

Mediat boshnjake kanë raportuar në kohë reale për seancën gjyqësore ndaj kriminelit serb, Ratko Mlladiq. Atij iu konfirmua dënimi i shkallës së parë me burgim të përjetshëm pasi u gjet fajtor për gjenocid, persekutim, shfarosje, vrasjea, shkelje e ligjeve dhe zakoneve të luftës, dëbimi akte çnjerëzore të zhvendosjes së detyruar, terrorizëm, sulme të paligjshme ndaj civilëve dhe marrjen e pengjeve.

“Ai është fajtor”, është mbishkrimi i mediave kryesore boshnjake mbi fotografinë e kriminelit Mlladiq, duke raportuar për konfirmimin e dënimit të tij.

“Krimineli i luftës Ratko Mlladiqç u dënua me burgim të përjetshëm”, është titulli i gazetës më të madhe boshnjake.

Një prej portaleve më të klikuar në Bosnje, “Klix, gjithashtu ka raportuar për dënimin e Mlladiqit.