Se Kosova ka popullsi të re dhe se kosovarët kanë qasje në internet ky nuk është lajm.
Çështja është se për çka përdoret interneti në Kosovë, cilat mosha e përdorin më shumë, për çfarë lloj shërbimesh edhe kur e përdorin më shumë, cilat grup mosha e nga cila gjini përdoret më shumë, por edhe kur përdoret më së shumti, a përdoret për blerje ose për të porositur mallra dhe shërbime?
Në raportin e Agjencisë së Statistikave të Kosovës që ka publikuar në fund të vitit 2019 tregon rezultatet e Anketës së përdorimit të Teknologjisë Informative dhe Komunikimit për vitin 2019 nga ekonomitë familjare dhe individët e kategorisë 16-74 vjeç.
Nga rezultatet e dala nga ky publikim, rezulton se në vitin 2019 ekonomitë familjare në Kosovë kanë pasur qasje në internet nga shtëpitë, nga çfarëdo pajisje prej 93.2%, ndërsa 6.1% e ekonomive familjare janë deklaruar se nuk kanë pasur qasje në internet nga asnjë lloj pajisje.







