Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri Driton Selmanaj, ka pritur sot në takim kryetarët e Këshillit Gjyqësor, Këshillit Prokurorial, Kryetarin e Gjykatës Supreme, si dhe Kryeprokurorin e Shtetit, me ç’rast kanë thënë se Raporti për Vettingun vjen këtë muaj në Qeveri, shkruan Gazeta Metro.
Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi për media nga Zyra e Kryeministrit.
Temë diskutimi ishin sfidat e adresuara nga Raporti për Kosovën për vitin 2020, të cilin dje ia dorëzoi shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësues i Posaçëm i BE-së në Prishtinë, Tomáš Szunyog, kryeministrit Hoti.
“Takimi rezultoi me pajtimin e përbashkët që Qeveria e Kosovës, institucionet e drejtësisë dhe akterët tjerë të përfshirë në këtë proces do të përgatisin plane veprimi për adresimin e sfidave në fjalë, me qëllim që të bëhet më e mira për vendin dhe qytetarët”, thuhet nga kryeministria.
Tutje theksohet se po ashtu u diskutua edhe çështja e Vettingut, proces i cili do të bëhet më ekspertë të fushës, shoqërinë civile dhe partnerët tjerë.
“Me ç’rast, Raporti për këtë çështje pritet të vijë këtë muaj në Qeveri”, thuhet në njoftim.







