Raporti për Vendin kritikon institucionet për emërtime të pamerituara në administratën publike

Raporti për Vendin për vitin 2019, i prezantuar sot nga zyrtarët e Zyrës së BE-së në Kosovë, ka kritikuar ashpër institucionet e Kosovës për fenomenin e emërtimeve të pamerituara në administratën publike.

Kjo, siç ka thënë Zëvendësshefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Riccardo Serri, ndikon në mosefikasitetin e punës në administratë.

“Pjesë e raportit tonë janë edhe emërtimet e pamerituara politike në pozita të larta. Kjo ndikon në funksionimin e administratës publike, efikasitetin. Emërtimet e pamerituara janë diçka që i kemi theksuar”, ka deklaruar Serri.

Gjatë prezantimit të raportit Serri ka thënë se nuk është punuar sa duhet as në fushën e arsimit dhe të mjedisit.

“Në këto dy fusha nuk mendojmë që ka pasur përparim të mjaftueshëm. Ka reforma që kanë filluar në arsim, por ka shumë nevojë për t’u përqendruar edhe më tepër”, ka nënvizuar ai.

loading…