BBV3

Raporti me ish-banorët, një kafe me Ilnisën? Cila është fituesi sipas Lejdona Xheladinajt

Top Albania Radio vjen live në Tapetin e Kuq në natën finale të “BBV”. Me intervista, foto dhe çdo detaj tjetër që të sigurohemi që të mos humbisni asgjë.

Me Albana Ruçi që do të raportojë çdo ndodhi gjatë këtij eventi dhe në transmetim live në valët e Top Albania Radios me Elona Duron dhe Eni Shehun, kjo natë nuk duhet humbur.

E pyetur nga Albana Ruçi në Big Brother VIP – LIVE nga Tapeti i Kuq, Ledjona Xheladinaj për të dhënë një koment për 5 finalistët, ai u shpreh:

Kush fiton sonte sipas mendimit tënd?

Unë kur kam dal nga BBV kur më ka pyetur Ledioni kam thënë se fiton Egla dhe e kam sqaruar, për mua Jul Deda e sigurt që do jetë fituesi i “BBV3”

Nëse Juli fiton do ketë shoqërinë me ju apo do i rritet mendja?

Nga ana ime do e ketë

Nëse ai ndaj jush jo?

Nuk do e merrja për keq sepse ka zgjedhjet e e veta

Pse është ftohur Juli, apo se ka dëgjuar se ti the do fitoi Egla?

Mendoj se ka qenë ajo arsyeja se Julit i ngel hatri edhe pse e argumentova që dua ta fitoj një femer kur jam futur në shtëpi më ka dhënë një shije tjetër

Pak momente më parë erdhi Ilnisa kishte ndodnjë hap për të ulur gjakrat?

Nuk e kam parë e kam parë kur jemi rifutur në shtëpinë e Bigut e kam uruar për ditëlindjen e Meritonit e kam uruar që është bërë e bukur kemi zgjedhur që shoqërinë  jashtë  të  mos e vazhdojmë po një përshëndetje nuk ka munguar

Si ka qenë përgjigja  e saj?

Ka qenë pozitive

Mos më thuaj që do pini kafe?

Kafe vetëm nëse e pijmë në Top të mblidhemi të gjithë

Kush del i pari sonte

E para Heidi, në podium shof Romeon dhe Julin, e para ikën Heidi, Meritoni, Egla dhe dyshja në fund/ TAR