Detaje

Raporti i policisë për vrasjen e djeshme në Pejë

Policia e Kosovës ka konfirmuar sot se personi që u godit me veturë për vdekje qëllimshëm nga një person tjetër, ishte shtetas i Shqipërisë.

Sipas policisë, viktima ka vdekur në Spitalin e Pejës si pasojë e lëndimeve që mori.

Ndërkaq i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Pejë  24.04.2024 – 17:26. Është arritur të arrestohet i dyshuari shtetas i R. Shqipërisë, pasi që dyshohet se qëllimisht me veturë kishte goditur viktimën mashkull poashtu shtetas i R. Shqipërisë. Si pasojë e plagëve te marra nga aksidenti, viktima ka ndërruar jete në Spitalin e Pejës. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.”, thuhet në njoftim.

BONUS VIDEO