Policia përmes raportit 24-orësh ka njoftuar se trupi i pajetë i 4-vjeçarit është gjetur nga pjesëtarët e FSK-së.
Rasti është iniciuar si “vdekje e dyshimtë”.
“VDEKJE E DYSHIMTË- Fsh. Akrashticë, Vushtrri 22.05.2023 – 18:30. Është raportuar se nga pjesëtaret e FSK-së, në kanalin “Ibër Lepenc” është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar, i cili ishte i raportuar si person i zhdukur. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë, është dërguar në IML për obduksion.”







