Raporti i Muellerit: Ky është diplomati që është ish-agjent i KGB’së ruse

Këshilltari i ish Prokurorit të Përgjithshëm Jeff Sessions, citohet të ketë thënë gjatë intervistës që Mueller po e mbante për të hetuar lidhjet e Rusisë me Trumpin, se ish ambasadori rus në Amerikë, Sergey Kislyak është një agjent i shkollës së vjetër së KGB-së.

Ish ambasadori rus në SHBA, Sergey Kislyak raportohet që të ketë tentuar që të lidhet me këshilltarët e Trumpit. Personi më i lartë që Kislyak arriti të takohej është ish Prokurori i Përgjithshëm, Jeff Sessions.

Gjatë një takimi në Kislyak, në shtator të vitit 2016, Sessions e kritikoi agresionin rus në Ukrainë. Sessions kishte deklaruar në raport se Kislyak tha që Kremilin është i rezervuar kur vjen puna te Trumpi.

Ndërsa i intervistuar nga Mueller ka qenë edhe njëri nga këshilltarët e Sessions i cili ka qenë present në takim, e ky këshilltarë i kishte thënë Muellerit se Kislyak është një “agjent i shkollës së vjetër të KGB-së” dhe madje ai e kishte këshilluar Sessionsin që të mos pranonte një takim sy më sy me Kislyakun.

Kislyak kishte tentuar të takohej me Sessions përsëri pas fitores së Trumpit, por Sessions nuk gjendej në SHBA në atë kohës. Kislyak ndërkohë ishte takuar me disa këshilltarë tjerë të Trumpit.

Ndërkohë mediat ndërkombëtare po raportojnë mbi të gjeturat e raportit të Muellerit, i cili u publikua sot dhe ka 448 faqe.